Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet e Mesdheut, teksa raportohet se 40 persona kanë humbur jetën pasi anija me të cilin udhëtonin u përmbyt në mes të detit.
Sipas mediave të huaja, anija mund të jetë mbytur edhe si pasojë e kushteve ekstreme të motit, ndërsa ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa, Itali.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe njërit italian, rojet bregdetare nuk mundën të gjenin personat e konsideruar të humbur.