I dhanë fund martesës disa kohë më parë, Alfio flet për herë të parë për Fatmën në “BBVIP”

Një nga ndarjet që bëri më shumë bujë në showbizin shqiptar disa kohë më parë ishte ajo e Alfio Rrotanit dhe Fatma Methasanit, me ciftin që u divorcuan për shkaqe që edhe sot nuk janë zbuluar, ndërsa kujtojmë se kanë edhe një djalë bashkë. Që pas ndarjes, si Alfio, ashtu edhe Fatma, kanë qëndruar disi në “hije” nga televizioni apo ekrani, megjithatë shefi i kuzhinës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, teksa ka nisur aventurën në “BBVIP3”.

Që në klipin e tij prezantues, Alfio e “preku” disi divorcin që ka përjetuar, si një moment mjaft të vështirë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ai ka folur për herë të parë për Fatmën, të paktën që pas ndarjes. Duke diskutuar me disa prej banorëve për fëmijët dhe rritjen e tyre në ditët dhe realitetin e sotëm, fituesi i “Master Chef” ndau eksperiencën e tij, teksa nuk hezitoi të thoshte fjalët më të mira për ish-bashkëshorten. 

Ndër të tjera, Alfio tha se Fatma “falë Zotit është shumë nënë e mirë dhe kujdeset shumë për djalin e tyre”. Po ashtu tregoi se i biri e di që duhet të rrijë shumë pak në telefon, aq sa e lejojnë prindërit dhe e dorëzon vetë pasi ka qenë insistimi i tyre që e ka mësuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk i kurseu sërish komplimentat për moderatoren, duke u shprehur se “Që ka bërë punë shumë të mirë dhe se ai vetë kujdeset për djalin, por Fatma është perfekte”. 

Pra mund të themi që mes tyre ka “paqe” dhe ndoshta (NDOSHTA) nuk do jetë hera e fundit që flitet për të në këtë edicion të “BBVIP”.