“Nuk ia fal vetes”, Luiz Ejlli i kerkon falje publikisht ketyre 2 personave

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli përmes një video në Instastory i ka kërkuar publikisht falje dy persona, mes tyre edhe partneres së tij, Kiara Tito.

Luizi ka kërkuar falje që e ka mërzitur Kiarën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother Vip 2, si dhe shprehet se brenda shtëpisë ka gabuar që ka marrë inat Eni Taren dhe e ktheu në armik.

“Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës”, shprehet Luizi