Arjola Demiri flet hapur per nje nga opinionistet e BBV!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Arjola Demiri.

Ajo ka hedhur një vështrim pas në kohë mbi eksperiencën e saj si banore në “Big Brother VIP 1”, miqësitë që krijoi brenda shtëpisë, ata që e zhgënjyen, por dhe shumë më tepër.

Aktorja u pyet ndër të tjera nëse ka patur krisje në marrëdhënien e saj me miqtë që njihte nga jashtë shtëpisë, ndërsa ajo u përgjigj:

“Ka patur, por nuk dua t’i jap vëmendje duke i përmendur. Kam ndjerë një xhelozi nga ata. Me njerëz që ke ngrënë e ke pirë, e aty brenda përfitojnë nga emri yt… Më kanë shfrytëzuar. I kam përkrahur për artistët që kanë qenë dhe më kanë zhgënjyer aty brenda. Unë i lë të abuzojnë deri në pikën e fundit, pastaj tërhiqem. Largohem pa shumë drama, sepse e di ku të çojnë ato. I duroj deri në një farë pike.”

Më tej, Arjola u pyet lidhur me opinionistët, që në “Big Brother VIP 1” kanë qenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. A ndikohej nga fjalët e tyre? Si i janë dukur ata aktores?

“Arbri më ka ardhur i drejtë, ka pasur dhe nënmesazhe që unë nuk kam ditur t’i lexoj, por që kanë qenë në favorin tim. Balinën nuk e dija që kishte një të preferuar, ka pasur ndasi haptazi. Opionionet e saj kanë qenë pavend. Nuk më ka pëlqyer fare Balina. Arbri ka qenë i drejtpërdrejtë dhe korrekt. Ndoshta ka pasur të preferuarin e tij, por nuk është kuptuar kurrë.” – është shprehur aktorja.