Lifestyle

Moda e vjeshtës 2026: pesë tendencat që do të shohim kudo

Ngjyra kafe, pallto të gjata dhe aksesorë ari: ja çfarë sjell sezoni i ri.

Moda e vjeshtës 2026: pesë tendencat që do të shohim kudo
Foto: CC0 / Rawpixel

Vjeshta 2026 sjell një rikthim tek elegancë klasike. Pas sfilatave të Milanos dhe Parisit, disa tendenca duket qartë se do të dominojnë rrugët dhe rrjetet sociale.

E para është ngjyra kafe në të gjitha nuancat, nga çokollata te karamelja. E dyta janë palltot e gjata me vija të pastra. Pastaj vijnë çizmet deri në gju, çantat e vogla me strukturë dhe aksesorët e artë me përmasa të mëdha.

Sezoni i ri nuk kërkon shumë rroba, kërkon rroba të zgjedhura mirë.

Stilistët këshillojnë që të investohet në një pallto cilësore, e cila mund të vishet për shumë sezone.

Si ju duket ky lajm?

Lexo edhe