Sa herë që një i famshëm ankohet për fotot e bëra pa leje, debati rindizet: a e kanë humbur të drejtën për privatësi në momentin që zgjodhën jetën publike?
Nga njëra anë, publiku i ka bërë ata të njohur dhe kjo krijon një lidhje që shumë e shohin si të drejtë për të ditur. Nga ana tjetër, jeta familjare, shëndeti dhe fëmijët janë fusha që duhet të mbeten të mbrojtura për këdo.
Të jesh i njohur nuk do të thotë të jesh pronë e publikut.
Ne besojmë se media ka përgjegjësi të vendosë kufijtë e parë. Lajmi ka vlerë kur informon, jo kur lëndon.
Me kë jeni?
A duhet të mbetet jeta private e të famshmëve private?
Votoni për të parë rezultatin
Si ju duket ky lajm?






